Shtetet e Bashkuara kane publikuar listën e rifreskuar te personave apo kompanive te cilësuara te rrezikshme, apo nen mbikëqyrje te rrepte per financim te terrorizmit, nxitje te ekstremizmin apo vepra te tjera te renda.
I vetmi shtetas nga Shqipëria qe rezulton te jete i përfshire ne kete liste te zeze është Idajet Beqiri, ndersa ne dokument gjendet edhe politikane e shtetas nga Kosova e Maqedonia. Daut Haradinaj, Rexhep Selimi, Azem Syla, Haradin Balaj, Fatmir Limaj, Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa, Emrush Xhemajli, janë disa prej emrave te shtetasve nga Kosova qe SHBA i konsideron “persona të rrezikshëm” për sigurinë e saj. Ndersa nga Maqedonia rezultojnë Menduh Thaçi, Gafur Adili dhe Nuri Bexheti. Gjithashtu ne listen e publikuar nga Departamenti amerikan i thesarit, ne faqen e saj zyrtare ne internet përfshihen edhe nje sere kompanish, apo organizatash humanitare kryesisht me karakter islamik, si edhe disa grupime paramilitare, apo lëvizje ushtarake te krijuara qe ne kohen e luftës ne Kosove e Maqedoni, si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Armata Kombëtare Shqiptare, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *