E enjte, 24 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lista e PS për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Gaz Paja e Redi Jupi tek “fituesit”

Zbardhet lista shumëemerore e kandidateve të PS për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Në dokumentin e siguruar nga Vizion Plus, shihet që PS dhe Veliaj I kanë besuar një miksi emrash që vijnë nga fusha të ndryshme. Megjithatë baza është e përbërë nga personalitete të politikës, figura që kanë qënë pjesë e qeverisë Rama në vitet e fundit.

Lista kryesohet nga Bardhylka Kospiri I cili ka punuar zv.Ministre në krah të Veliajt, ndërkohe që ndiqet nga mjeku I njohur Orjon Gliozheni.

E treta vjen Mira Kapisyzi ndërsa Adrian Civici është hyrja e re në Këshill nga lista e PS.  Në listë të sigurtë janë edhe Klodeta Dibra, Luan Bregasi, Sonila Qato,  Romina Kuko, Arta Dollani, Aldrin Dalipi, Toni Gogu, Teuta Vodo, Ornela Cuci e Besfor Lamallari, pothuajse të gjithë zv.ministra në qeverinë “Rama”.

Reklamë

Në dhjetëshen e parë ajo që bën përshtypje është përfshirja për herë të parë e dy figurave, aktori Gazmend Paja dhe ish futbollistik Redi Jupi.

 

Më poshte lista e kandidateve te PS në këshillin bashkiak të Tiranës me 88 emra.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë