Partia socialiste ka miratuar 61 kandidatet me te cilet mazhoranca do te kerkoje fitoren ne zgjedhjet per pushtetin vendor.

Mbledhja ka zgjatur pak me shume se 1 ore e socialistet kane saktesuar detajet e fundit per ekipin me te cilin do te garojne ne 30 qershor.

Ne listen e socialisteve bie ne sy emrat me te cilet Rama synon te fitoje bashkite kryesore te vendit; largimi I Sejdinit e Dakos dihej prej kohesh ashtu sic ishte zyrtarizuar jave me pare edhe Gledian Llatja ne Elbasan, por vetem sot kryesia shpalli emrin e kandidates per Durresin qe eshte Valbona Sako, aktualisht drejtoreshe e tatimeve ne Durres.

Nder emrat qe u zyrtarizuan te fundit ishin kandidati per bashkine e Sarandes Ardian Gurma e ai per bashkine e Gjirokastres Flamur Golemi.

Qarku I Dibres me 4 bashkite e tij gjithashtu u percaktua ne fund nga kryesia e partise socialiste.

Kandidatet e tjere jane shpallur prej kohesh e kane nisur fushaten ne bashkite e tyre; Erjon Veliaj do te kerkoje ne 30 qershor nje mandat te dyte ne Tirane, Armando Subashi ne Fier, Sotiraq Filo ne Korce e Dritan Leli ne Vlore.

Gezim Topciu kerkon mandatin e 6 ne Maliq e Adriatik Zotkaj te 5 ne Polican.

Per here te pare per bashkite kryesore te vendit kandidojne Valdrin Pjetri per Shkodren, deputeti Pjerin Ndreu per Lezhen e Ervin Demo ne Berat.

Deri me tani partia socialiste eshte e vetmja parti nga ato qe jane regjistruar ne zgjedhje qe ka shpallur listen e kandidateve per 61 bashkite e vendit; megjithate pavaresisht se cilat parti depozitojne kandidatura te henen, veshtire te thuhet se ne 30 qershor do te kete gare persa kohe qe opozita ka vendosur ti bojkotoje zgjedhjet lokale.

Më poshtë lista e plotë e kandidateve.

 

ELBASAN

  1. Elbasan             Gledian Llatja
  2. Belsh                 Arif Tafani
  3. Cërrik                Andi Salla
  4. Gramsh            Klodian Taçe
  5. Librazhd           Kastriot Gurra
  6. Peqin                E papërcaktuar
  7. Përrenjas          Nuri Belba

 

FIER

  1. Fier                 Armando Subashi
  2. Lushnjë          Fatos Tushe
  3. Divjakë           Fredi Kokoneshi
  4. Patos              Rajmonda Balilaj
  5. Mallakastër      Qerim Ismaili
  6. Roskovec          Majlinda Bufi

 

GJIROKASTËR

  1. Gjirokastër            Flamur Golemi
  2. Tepelenë               Tërmet Peçi
  3. Këlcyrë                 Klemend Ndoni
  4. Libohovë               Luiza Mandi?
  5. Memaliaj               Gjolek Guçi
  6. Përmet                  Alma Hoxha
  7. Dropull                   Dhimitër Tola

 

SHKODËR

  1. Shkodër                  Valdrin Pjetri
  2. Fushë-Arrëz           Fran Tuçi
  3. Malësi e Madhe      Tonin Marinaj
  4. Pukë                        Gjon Gjoni
  5. Vau i Dejës               Mark Babani

 

DURRËS

  1. Durrës          Valbona Sako
  2. Krujë            Artur Bushi
  3. Shijak          Elton Arbana

 

LEZHË

  1. Lezhë           Pjerin Ndreu
  2. Kurbin           Majlinda Cara
  3. Mirditë           Ndrec Deda

 

BERAT

  1. Berat                       Ervin Demo
  2. Kuçovë                   Sybi Shehu
  3. Poliçan                   Adriatik Zotkaj
  4. Skrapar                  Adriatik Mema
  5. Ura Vajgurore        Juliana  Memaj

 

TIRANË

  1. Tiranë           Erjon Veliaj
  2. Vorë              Agim Kajmaku
  3. Kamëz           Rakip Suli
  4. Kavajë            Redi Kraja
  5. Rrogozhinë    Haxhi Memolla

 

KORÇË

  1. Korçë              Sotiraq Filo
  2. Devoll             Eduard Duro
  3. Kolonjë           Erjon Isai
  4. Maliq              Gëzim Topçiu
  5. Pogradec        Ilir Xhakolli
  6. Pustec            Pali Kolevski

 

KUKËS

  1. Has ?             Deri në darke, Liman Morina Adem Lala
  2. Kukës            Safet Gjici
  3. Tropojë          Rexhë Biberaj

 

DIBËR

  1. Bulqizë          Lefter Alla
  2. Dibër             Dionis Imeraj
  3. Klos               Ilmi Hoxha
  4. Mat                Agron Malaj

VLORË

  1. Vlorë             Dritan Leli
  2. Konispol       Shuaip Beqiri
  3. Sarandë       Ardian Gurma
  4. Selenicë       Pacaktuar
  5. Delvinë         Majlinda Qilimi
  6. Himarë          Jorgo Goro
  7. Finiq              Kristo Kiço

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *