Lista e mbyllur/ Haxhinasto tregon në Quo Vadis përplasjet brenda partisë

Edmond Haxhinasto, kandidat i Aleancës për Shqipërinë Madhështore në Qarkun e Elbasanit tregoi në Quo Vadis në Vizion Plus përplasjet brenda partisë përsa i përket emrave në listë të mbyllur.
Ai tha se ka pasur një debat të brendshëm.
I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj nëse SPAK do t’i mbajë duart e bandave larg zgjedhjeve, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Madhështore u shpreh se qytetarët kanë lirinë e tyre, pasi vota është e fshehtë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Pati mes jush të pakënaqur për listat e sigurta?
Haxhinasto: Patjetër që po. Ka pasur një debat të brendshëm. Nëse nuk do të kishte debat, do të ishte një problem.
Borakaj: I trembeni ju atyre zërave që janë kundër, se mos i bashkohen partive të tjera?
Haxhinasto: Partitë janë bashkime vullnetarë, mund të shkosh në një parti, mund të largohesh. Patjetër që ka një ndërgjegjësim.
Borakaj: Keni besim tek SPAK që do t’i mbajë duar të bandave larg zgjedhjeve?
Haxhinasto: Nëse qytetarët janë të bindur dhe e kanë lirinë e tyre, se s’ka bandë që privon lirinë e qytetarëve. Votimi është i fshehtë dhe besoj se është përgjegjësi e qeverisë për të garantuar votën e lirë. Nëse kjo nuk garantohet, kemi një problem shumë të madh.
/vizionplus.tv




