Subscribe

Shqipëria e miqësores se 31 gushtit kundër Marokut dhe mbi te gjitha ajo kundër Maqedonisë me 5 Shtator per kualifikuesit e botërorit, nuk do te ketë shume ndryshim nga ajo qe luajti ne evropian. Trajneri De Biasi doli ne nje konference per shtyp para këtyre dy takimeve, per te shpallur listën e lojtareve, ku binte ne sy pas kaq shume vitesh, mungesa e Lorik Canes, tërheqja e te cilit nga kuqezinjtë u konfirmua zyrtarisht edhe nga vete De Biasi. Nuk ishte pjese e listës edhe Arlind Ajeti, sikurse edhe pritej per shkak te nje dëmtimi me Torinon. Ndersa risi mund te konsiderohet grumbullimi i sulmuesit te Peskares, Rey Manaj, si dhe ajo e portierit te Lacios, Tomas Strakosha, i cili do t’i bashkohet kuqezinjve ne date 3 shtator. U prezantua para medias, doktori i ri i kombëtares Xhanluca Stesina, ish-pjesëtar i klubit te Torinos dhe Juventusit. De Biasi tha se nuk i është vene objektiv nga federata per kualifikueset e botërorit, pasi objektivi është thjesht te jepet maksimumi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *