Subscribe

Tekniku De Biasi ka shpallur listën e kombëtares për dy miqësoret e marsit kundër Austrisë ne 26 mars dhe Luksemburgut, tre dite me vone. Dy ndeshje sipas te cilit do te evidentohet forma e çdo lojtari ne prag te finaleve te evropianit France 2016. Italiani ka beret e ditur se nuk ka grumbulluar emra te rinj si Latifi apo Manaj, per te vetmet arsye se kane ndeshje te rëndësishme me skuadrën Shpresa. Përjashtim bën vetëm Milot Rashica i grumbulluar për ndeshjen me Luksemburgun. Numri një i pankines kuqezi është pyetur edhe për mos grumbullimin e Alban Mehes, i cili po përjeton nje forme mjaft te mire me turqit e Konjaspor këtë sezon. Alban Meha është nje futbollist qe ka luajtur vetëm 13 minuta me skuadrën ne eliminatore, prandaj është shume e qarte qe nuk e ftoj. Gjithsesi për listën përfundimtare te evropianit, ne do te vendosim ne muajin maj, pasi te kemi analizuar me kujdes te gjithë lojtaret.

“Ne lidhje me kontratën, une nuk mendoj fundin e evropianit, por jam i fokusuar te ajo qe ne do te bëjmë ne kete kompeticon. Kam kontrate me Shqipërinë dhe nuk e mendoj largimin”.

Përfundimisht jashtë Alban Meha, por edhe nje tjetër sulmues me perspektiv si Shani Tarashaj i Grasshoppers per te cilin De Biasi u shpreh se nuk i interesojnë lojtaret qe nuk mendojnë per atdheun e tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *