Lisbona po bën përgatitjet e fundit për të pritur finalen e vitit në futbollin e klubeve në Europë dhe më gjërë.

Përplasja mes PSG dhe Bayern në Uefa Champions League do të mbajë të mbërthyer pas ekranit të Tring dhe Vizion Plus miliona njerez që dashurojnë futbollin e bukur të dielën në orën 21:00 .

Titulli do të jetë një cështje franko-gjermane ashtu sikur ishin dhe dy gjysmëfinalet e tjera të këtij kompeticioni . Një  supersfide që pritet të dhurojë emocione dhe spektakë. Garancia për një premtim të tillë është organika e të dyja skuadrave dhe yjet që do të zbresin në fushën e lojës në stadiumin Da Luz të dielën në mbrëmje.

 Bavarezët janë favoritë në letër për ta fituar këtë kompeticion për atë cfarë kanë treguar sidomos nga mesi I muajit maj kur rinisi kampionati gjerman dhe tanime edhe në fazën finale Lisbonë. Skuadra e Hansi Flik shkaterroi Barcelonën 8 me 2 dhe likujdoi Lionin 3 me 0 duke arritur finale e 11 në historine e tyre në Champions. Mirëpo për të kërkuar suksesin numër 6 që I mungon që nga viti në 2013 në kompeticionin ë të madh, duhet të kalojnë një pengese të fortë si PSG, skuadër e cila me sulmin atomik që ka mund të synojë cdo objektiv. Për parizienet është hera e parë që shkojnë në finalen e Champions por mbi 1 miliard euro të shpenzuara nga sheiket në dekaden e fundit janë një  arsye bindëse pse nuk është aspak cudi që të jenë ata në fronin e Europës. Sa I takon formacioneve tek bavarezet është në dyshim Boateng, ndërsa Pavar mund të rikthehet titular në të djathtë të mbrojtjes. Ndërsa tek PSG surpriza mund të jetë Verrati në qëndër të mesfushës pasi është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi ndërsa në dyshim janë Navas dhe Kurzaua.

Supersfida do të gjykohet nga italiani Orsato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *