Gjykata e krimeve të rënda zbuti sot masën e sigurisë për policët e Kukësit që dhanë vendimin për lirimin e Naser Gashit, të dënuar me 7.4 vite burg për trafik droge.

 

Gjykata ndryshoi masën e sigurisë për të arrestuarin Kujtim Spahiu, duke e lënë në “arrest në shtëpi”. Ndërsa dy oficerët e tjerë që ishin në detyrim paraqitje, Ferdinad Gjeta dhe Shkëlzen Ibaj tashmë do të hetohen në liri.

 

Masa e sigurisë “arrest me burg” u konfirmua për shefin e policisë Kukës, agim basha, i cili ndodhet në kërkim.

 

Dyshimet janë se oficerët e policisë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin dhe në mos përmbushje të ushtrimit të detyrës, kanë liruar nga dhomat e paraburgimit naser gashin, për të cilin gjykata e apelit për krimet e rënda e ka dënuar me 7.4 vjet burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *