Subscribe

Prokurori i Gjirokastrës Emror Kasaj, nuk ka mundur të kalojë shkallën e parë të vetingut. Ndonëse pretendoi se pasuritë e tij janë legjitime, ai pranoi se është treguar naiv për disa transaksione që ka kryer për blerjen e një toke.

 

Për relatorin e seancës së parë gjyqësore Olsi Komici, pas analizës përfundimtare financiare të Emror Kasajt, për periudhën 2010-2016 janë gjetur 31 milionë lekë jo të justifikuara si të ligjshme.

 

Për kriterin e pastërtisë së figurës është konkluduar se prokurori ka ushtruar ndikim të paligjshëm dhe korrupsion pasiv për një proces penal.

 

Nga ana tjetër për kriterin e profesionalizimit, janë ngritur dyshime për dhënien e një mase më të lehtë sigurie se ajo e merituar nga i pandehuri e po ashtu janë bërë lëshime të tjera për të tjerë të proceduar.

 

Emror Kasaj u hetua fillimisht vetëm për kriterin e pasurisë, por pas gjetjeve kontradiktore me shpalljet e bëra nga prokurori, u çel një hetim paralel edhe për dy kriteret e tjera. Kjo ishte me kërkesë të vetë Prokurorit Kasaj.

Seanca tjetër dëgjimore e planifikuar për këtë të hënë ka qenë edhe ajo e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleida Kapedani.

 

Kjo e fundit, për të dytën herë ka paraqitur raport mjekësor për mungesën e saj.

Gjyqtarja Enkeleida Kapedani u pikas nga postimet e saj pikante në “TIK TOK” dhe me kërkesë të ILD është kërkuar shkarkimi i saj.

 

Sipas këtij organi të drejtësisë ajo ka diskredituar figurën e gjyqtarit përmes “sfilatave” në mjedisin e brendëshm të Gjykatës së Elbasanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *