E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Lirohet Tomor Morina, do të niset drejt Kosovës

Është liruar nga burgu këtë të mërkurë ish ushtari i UÇK-së, Tomor Morina I cili u mbajt për më shumë se dy javë në paraburgim në Maqedoni.

 

Ndalimi i tij ishte bërë në kufirin Kosovë-Maqedoni, me kërkesë të Interpolit pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

 

Reklamë

Tomor Morina është liruar me vendim se Serbia nuk i ka plotësuar kërkesat juridike për ekstradimin e tij, me akuzën për krim ndaj njerëzimit në luftën e vitit 1998.

 

Morinës i hiqet masa e paraburgimit, ndërsa Gjykata Penale e Shkupit i caktoi masë kujdesi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë