Këto ishin fjalët e para te ish-kryeministrit te Kosovës Ramush Haradinaj, pas vendimit te gjykatës se Kolmarit ne France per t’i dhëne lirinë.

 

Per kreun e AAK-se kjo është nje fitore e te gjithë shqiptareve. Ne kete mënyre, gjykata e cilësoi te pabazuar pretendimin e autoriteteve serbe per ekstradimin e tij ne Beograd, me akuzën per krime lufte.

 

Pas arrestimit ne fillim te këtij viti, Haradinaj pritet te kthehet ne Kosove brenda kësaj te enjteje rreth orës 19:00.

 

Vendimi per lirimin e tij është pritur me feste ne rrugët e Kolmarit, por edhe ne gjithë Kosovën.

 

Presidenti Thaçi, kryeministri Mustafa, kryeparlamentari Veseli, por edhe gjithë klasa politike ne Kosove e ka përshëndetur vendimin, duke e cilësuar ate nje fitore te drejtësisë.

 

Reagime te shumta kane ardhur edhe nga Tirana zyrtare, qe përveç se e ka cilësuar verdiktin te drejte, ka theksuar se ai duhet t’i shërbeje autoriteteve serbe per te tërhequr urdherarrestet e kohës se luftës. Reagime kane ardhur edhe nga krerët e partive shqiptare ne Maqedoni, ne Serbi e Mal te Zi. Ndërkohe, kryeministri i Serbisë Aleksandër Vucic ka reaguar ashpër pas nje mbledhje urgjente te qeverise, duke deklaruar se behet fjale per nje vendim te turpshëm, skandaloz, te padrejte dhe politik. Ai ka tërhequr per konsultime ambasadorin serb ne Paris, ndërsa ka theksuar se juristet e qeverise po shqyrtojnë me prioritet rastin dhe do te vendosin per hapat qe do te ndërmerren.

 

Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *