E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Lirohet protestuesi i Astirit/ Balliu: Mos e ndalni qëndresën tuaj

Është liruar ne mesditën e se enjtes protestuesi i Unazës së Re .

Shkëlzen Sadikaj u vu në pranga dy ditë më parë  për shkak se kundërshtoi punonjësit e IKMT dhe policinë e shtetit për prishjen e 33 banesave që prekeshin nga projekti I Unazës së re .

Policia sqaroi se  kishte ndaluar  banorin  për veprën penale “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë së rendit” por nuk është gjetur asnjë akuzë  dhe  protestuesi është lënë i lire.

Në lidhje me arrestimin e banorit  ka reaguar edhe ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i cili ka thënë se arrestimi i tij ishte i jashtëligjshëm, ndërsa ka nxitur banorët që të mos e ndalin protestën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë