Deputeti i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Shkumbin Demalijaj, është liruar edhe nga masa e arrestit shtëpiak.
Avokati i deputetit Demalijaj, Arianit Koci, ka konfirmuar lajmin për heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpie.
Demalijaj fillimisht ishte mbajtur në paraburgim pas deklarimeve të tij të cilat ishin konsideruar si kërcënim në drejtim të ish-prokurorit Elez Blakaj.
Më pas i ishte vendosur masa e arrestit shtëpiak. Me datë 4 tetor i ishte ndryshuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak. Edhe deputeti tjetër i NISMA-së, Milaim Zeka dje ishte liruar nga masa e arrestit shtëpiak.