E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lirohet nga detyra zëvendës ministrja e Financave, ja kush e zëvendëson

Lirohet nga detyra zëvendës ministrja e Financave Dajna Sorensen. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë. Ndërkohë që Këshilli i Ministrave ka zgjedhur dhe emrin e ri tek Financat e vendit, Olta Manjani që do të zëvendësojë Sorensen.

 

VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA

 

Reklamë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:
Znj. Dajna Sorensen, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Olta Manjani emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëher

Vazhdo të lexosh

Reklamë