Lirohet nga burgu Ismail Morina, kuksiani që ngriti dronin në Beograd.

 

Ballist Morina është lënë i lirë nga gjykata e rrethit gjyqësor Durrës. Në seancën e zhvilluar sot në Durrës, pa praninë e vetë Morinës, është vendosur që dënimi i mbetur prej 5 muajsh të konvertohet në shërbim prove. Avokati i tij Gramoz Lika tha se i mbrojturi prej tij nuk ka pasur dijeni për këtë dënim, ndërkohë që gjykata e Apelit në Durrës ka juridiksionin për të bërë procedurat e mëtejshme.

 

Tifozi u arrestua nga policia e Kukësit paraditen e 25 majit në qytetin e Kukësit. Ndaj Morinës kishte urdhër arresti, pasi kishte edhe 5 muaj burg pa shlyer për armëmbajtje pa leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *