E diel, 22 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 18 minuta më parë
Vendi

Lirohet Lumjan Matmuja nga Gjykata

Një tjetër i dyshuar si pjesë e grupit të Vladimir Gjutës që akuzohet për vendosjen e tritolit të farmacia e babait të ministrit Saimir Tahiri, është liruar sot nga burgu. Lumjan Matmuja, u njoh ketë të premte me masën e ndryshuar nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”. Dy javë më parë një tjetër i dyshuar për tritolin, u lirua nga gjykata e krimeve të rënda. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata liroi Emirjon Gjutën dhe i ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje. Emirjon Gjuta dyshohej si është personi se ka siguruar telefonin dhe kartën sim që u përdorën për shpërthimin te farmacia e babait të Saimir Tahirit. Për këtë ngjarje akuzohet kushëriri i tyre si ideator dhe organizator i vendosjes se tritolit, shtetasi Vladimir Gjuta i arrestuar pak ditë para zgjedhjeve te 23 qershorit. Bashkë me Vladimir Gjutën ndodhen në burg edhe Baftjar Bruko.

Vazhdo të lexosh

Reklamë