E mërkurë, 16 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Lirohet kryebashkiaku i Lezhës

Gjykata e Lezhës vendosi që kryetari i bashkisë, Fran Frrokaj të jetë i lire dhe të paraqitet dy herë në muaj tek policia gjyqësore. Por kryebashkiaku i Lezhës deri dje në arrest shtëpie, nuk mund të largohet jashtë shtetit.

 

Seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa kryebashkiaku është përfaqësuar nga avokati tij i cili ka kërkuar rishqyrtim të masës së arrestit, gjë që në fund u pranua nga gjykatësi Artan Hajredinaj.

 

Frrokaj bashkë me disa zyrtarë të bashkisë u ndaluan më 16 mars në një aksion për abuzimin me tokat në Shëngjin dhe në zonën e quajtur Rana e Hedhun.

Kryebashkiaku dhe vartësit e tij akuzohen për shpërdorim detyre dhe për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Prokuroria dyshon se ata kanë ndryshuar zërin kadastral të një pjese të madhe të plazhit tek Rana e Hedhun.

Më pas, ata e kanë ndarë tokën me ligjin 7501 tek disa familje. Sipërfaqja e përfituar në këtë mënyrë llogaritet në mbi 234 mijë metra katrore.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video