E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Lirohet i arrestuari për vrasjen e Oliver Ivanoviç në Mitrovicë

Gjykata Themelore në Prishtinë në mungesë të provave, liroi nga paraburgimi Dragisha Markovic, i cili u arrestua tre muaj më parë në lidhje me hetimet për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanovic.

Atij iu shqiptua masa e paraqitjes së detyruar në qendrën policore.

Dy të dyshuarve tjerë, Nedeljko Spasojeviç dhe Marko Roshic, iu zgjatet masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.

Në një deklaratë të shkurtër për gazetarë, Dragisha Markovic, tha se pas tre muajsh “drejtësia fitoi”.

Reklamë

Policia e Kosovës, në nëntor të vitit të kaluar, kishte arrestuar Dragisha Markovic nën dyshimet se ka kryer veprën penale “ zbulim i sekretit zyrtar” në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Prokuroria Special e Republikës së Kosovës, më 24 janar, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të lëshojë urdhër-arrest për Millan Radoiçic, si një prej personave të dyshuar për rastin e vrasjes së Oliver Ivanovicit.

Politikani serb, Oliver Ivanovic ishte vrarë më 16 janar 2018, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Ai ishte kryetar i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë