E premte, 2 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Lirohet gjyqtarja Mimoza Margjeka, akuzohet se mori 6 mijë euro nga të afërmit e një të dënuari

Gjykata e Posaçme ka liruar gjyqtaren e akuzuar për korrupsion Mimoza Margjeka duke ndryshuar masën e sigurisë nga arrest shtepie në detyrim paraqitjeje. Margjeka akuzohet nga SPAK për korrupsion pasi nga përgjimet rezultoi se bashkë me bashkëshortin e saj dhe një avokat i kanë marrë një shumë prej 6 mijë eurosh një të arrestuari me qëllim për ta liruar nga burgu.

Nga ana tjetër, Margjeka ka akuzuar SPAK-un se nuk ka asnjë provë që tregon se ajo ka marrë këtë shumë nga familjarët e Orion Balit apo avokatit të tij Skëndër Demiri.

Reklamë

Gjyqtarja e ka quajtur arrestimin si një veprim politik duke e lidhur me vendimin e dhënë pas zgjedhjeve në Durrës, ku Margjeka refuzoi ti jepte mandatin Valbona Sakos.

Margjeka, e komanduar si gjyqtare në Apelin e Durrësit dhe bashkeshorti I saj Arben Cara u arrestuan pas akuzave per korrupsion.

Arrestimi u krye me urdhër të SPAK dhe përgjimet zbuluan dhe emra të tjerë të përfshirë në këtë. Për Arben Carën, Nejton Balin, Klaudio Zhillën dhe avokatin Skender Demiri gjykata ka lene në fuqi masat e sigurisë të dhëna më heret.

 

Më shumë video

Reklamë