Subscribe

Gjykata Penale ka rrëzuar masën e paraburgimit për dy prej të akuzuarve kryesore të operacionit “Titanic”, kryetari i komunës së Pustecit Edmond Themelko dhe ish-Ministri i Transportit Mile Janakievski. Dy të dyshuarit janë marrë në pyetje në orët e para të mëngjesit dhe më pas janë larguar nga Gjykata Penale me veturë private. Mbi të dy këta persona, Prokuroria Speciale kishte ngritur akuzën për keqpërdorim të detyrës dhe falsifikimit zgjedhor. I kontaktuar nga Vizion Plus, Edmond Themelko i arrestuar të premten ne banesën e tij ne qytetin e Resnjes, tha se policia dhe Prokuroria Speciale, nuk ka gjetur asnjë prove qe mund ta implikonte ne akuzat e ngritura. Ai është kthyer ne banesën e vet qe ka ne fshatin Pustec. Ndërkohë, në Maqedoni vijon operacioni “Titanic”, ku gjashtë persona te tjetë janë në listën e të dyshuarve për manipulim të zgjedhjeve. Në mesin e të dyshuarve kryesorë janë dhe ish-ministrat Gordana Jankullovska dhe Sekretari i Qeverisë, Kirill Bozhinovski. Operacioni “Titanic” bazon akuzat e saj mbi përgjimet e publikuara nga partia më e madhe opozitare LSDM, e drejtuar nga Zoran Zaev. Prokuroria Speciale ishte një nga kushtet e opozitës, në kuadër të marrëveshjes mes palëve, në të cilën është rënë dakord dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në prill të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *