Me një garanci prej 50 mijë euro, biznesmeni Sait Fishta i akuzuar për ndërtim të paligjshëm në Velipojë, ka lënë qelinë e paraburgimit për t’u hetuar në gjendje të lirë. Në seancën për masën e sigurisë, Gjykata e Shkodrës vendosi të liroje ndërtuesin, i cili u arrestua në Tiranë me 7 shkurt. Përmes avokatit të tij, Fishta pretendoi se pallatet janë me leje të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit, në kohën kur drejtohej nga kryeministri Sali Berisha. Por Prokuroria pretendon ne akuze se firma e Berishës në lejen e KKRT-së është e falsifikuar. Sipas avokatit, nuk ka asnjë shkelje në ndërtimet e biznesmenit Fishta. Prokuroria vendosi masën e sekuestros për 9 pallateve te tij në Velipoje.