E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Lirohen “të fortët” e Niklës, kush janë 5 personat e mbetur në qeli

Pas operacionit të gjërë policor të zhvilluar këtë të mërkurë në fshatin Nikël të Krujës, policia konfirmon se në qeli do të qëndrojnë vetëm pesë prej tyre.

 

Sipas uniformave blu të arrestuarit janë Lutfi Haka, 67 vjeç, djali i tij, Marklen Haka, 27 vjeç, Ylli Çangu, 42 vjeç, Skender Leza, 34 vjeç, si dhe Valter Bami, 32 vjeç.

 

Reklamë

Ndërkaq bëhet e ditur se gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e personave të mesipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri Pistolete e markës Bareta, një armë zjarri Revolver “Trident”,  28 copë Fishekë luftarakë me calibër 9mm, tre armë gjahu dhe një pushkë sportive pleumatike.

 

Ndërkohë më parë në vijim të operacionit Policor të koduar “Forca e Ligjit” , policia ushtroi kontrolle në shtëpinë e Durim Bamit, Valter Bamit, Genc Pajtonit, Ylli Çangut, Marklen Hakës, Bedri Hakës, Skënder Lezës, Flamur Hakës dhe Zyber Bamit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë