15 të shoqëruarit e një ditë më parë për ekzekutimin mafioz të Gëzim Sinomataj, janë lënë të lirë pas më shumë se 18 orësh në komisariatin e policisë së Vlorës.
Hetuesit nuk arritën të gjenin prova të vlefshme që mund t’i implikonin këta persona si të dyshuar.
Lexo edhe :
Related Posts
Ndërsa përgjatë gjithë këtyre ditëve me dhjetëra furgona të policisë, forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe Reneas ndodhen në Vlorë duke ushtruara kontrolle të shumta.
Nga hetimet e bëra deri më tani është zbuluar një automjet që dyshohet se ka ndihmuar autorët të largohen nga vendngjarja. Makina rezulton e shitur në Vlorë, por pa akt noterial.
Dyshohet se me këtë automjet në pronësi të një qytetari nga Elbasani, janë larguar autorët nga vendi ku u dogj automjeti tip BMW me të cilin u krye atentati mafioz.
Gëzim Sinomataj u vra me snajper mbrëmjen e 7 janarit, kur sapo kishte dalë në ballkonin e shtëpisë. Vetëm 5 minuta pas ngjarjes efektivët gjetën duke u djegur makinën e krimit.
Gëzim Sinomataj nuk rezulton të jetë hetuar asnjëherë brenda dhe jashtë vendit për veprimtari kriminale. Kjo e bën policinë ta përqendrojë më shumë hetimin te ngjarjet e së shkuarës, ku i përfshirë ka qenë i ati dhe xhaxhai./vizionplus.tv