Subscribe

Gjykata e Tiranës vendosi te liroje nga qelia 4 protestuesit e arrestuar nga policia, të akuzuar për përdorim të molotovëve dhe akte dhune ndaj uniformave blu në protestën perpara bashkisë së Tiranës.

Togat e zeza caktuan masën detyrim paraqitje dhe ndalim te marrjes pjesë në tubime në vende publike për Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, Franc Kaloshi, dhe Artan Muçmata.

Gjatë seancës ata u shprehën se nuk ushtruan dhunë ndaj policisë, por respektuan uniformat blu. Ata deklaruan se protestuan perpara bashkisë për shkak se janë simpatizantë dhe anëtarë të partise demokratie. Madje njëri prej të ndaluarve pretendoi se ndaj tij u ushtruan dhunë.

Në mbështetje të protestuesve përpara gjykatës u grumbulluan qytetarë dhe deputete te opozites të cilët folen per arrestime me motive politike.

Protesta e të premtes u zhvillua nga opozita përpara bashkisë së Tiranës, pas arrestimit nga prokuroria e posacme të disa drejtoreve te akuzuar per korrupsipon.

Gjatë protestës u hodhën molotovë, ndërsa nje grup qytetaresh tentuan të çanin kordonin e policisë për tu futur brenda godinës se bashkise, por u penguan nga uniformat blu.

Ndërkohe drejtuesit e opozitës paralajmëran se do të vijojnë aksionin deri ne largimin e Erjon Veliajt. /vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *