E shtunë, 7 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Lirohen lulishtet në Durrës

Inspektorati Vendor për Mbrojtjen e Territorit në Durrës ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në lulishten në hyrje të qytetit. Këto janë 19 bare e kafene të ndërtuara vit pas viti në katet e para të pallateve që do të rrafshohen.  Kryeinspektori i mbrojtjes së territorit në Durrës Artur Çela, tha se të gjithë bizneset janë njoftuar për aksionin ndaj disa prej tyre nisen çmontimin vullnetarisht. Pas heqjes së ndërtimeve pa leje në lulishten në hyrje të Durrësit, aksioni pritet të zhvendoset në hapësirën  pranë Muzoleumit të Dëshmorëve. Edhe në këtë lulishte ka ndodhur i njëjti fenomen, pasi hapësira e gjelbër është zënë totalisht nga verandat e lokaleve të shumtë.

 

 

Më shumë video

Reklamë