E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 7 minuta më parë
Kronikë

Lirohen dy Profesorë perëndimorë të marrë peng në Kabul në këmbim të tre talebanëve

Tre të burgosur talibanë u liruan nga Qeveria afgane në këmbim të lirimit të dy pengjeve perendimore të kapur në Kabul që nga viti 2016.

Profesorët e Universitetit të Kabuli, amerikani Keven King dhe australiani Timothy Ëeeks, u lanë gjithashtu të lirë në Katar.

Ata u rrëmbyen në gusht 2016 në një pritje të armatosur në Afganistan dhe video e fundit si pengje ishte shfaqur në vitin 2017.

Duhet theksuar se edhe talebanet e liriuar janë të një profili të lartë.

Reklamë

Një javë më parë, presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ra dakort për lirimin e tre talibanëve në këmbim të dy pengjeve perëndimore, duke shfaqur shpresën se një gjë e tillë mund t’iu hapë derën bisedimeve për paqe me talibanët.

Megjithatë prej kohësh talebanet refuzojnë të bisedojnë me Qeverinë në Kabul, duke e konsideruar atë si “kukull” të Perëndimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë