Subscribe

Dy mjeket e spitalit “Koço Gliozheni”, të akuzuar si përgjegjës për vdekjen e 35-vjeçares Aida Çajku dhe foshnjës se saj, do hetohen ne gjendje te lire. Ky ishte vendimi i dhënë nga relatori i çështjes, Altin Shkurti, ndërsa jashtë dyerve të gjykatës, lajmi për lirimin e mjekëve u prit me entuziazëm nga kolegët e tyre.
Më herët, Dritan Deçka dhe Helidon Klosi u gjykuan ne te njëjtën kohe. Ata rrezuan pretendimet e akuzës se kishin neglizhuar ne përcaktimin e diagnozës ne kohe reale për nenën 35-vjeçare. Në seancën me dyert të mbyllura, mjekët theksuan se nuk ishin ata përgjegjës për vdekjen e nenës dhe foshnjë, pasi e ndjera prej me shumë se 5 muajsh nuk kishte kryer analizat e shtatzënisë. Deçka dhe Klosi u ndaluan mbrëmjen e se shtunës pas kallëzimit te familjareve te viktimës.
Ndaj tyre prokuroria kërkoi ne gjykate mbajtjen ne arrest për 45 dite me akuzën e “mjekimit te pakujdesshëm”. Pavarësisht se Gjykata i liroi mjekët, organi i Prokurorisë do ta apelojë vendimin brenda 10 ditëve, pasi sipas tyre, neglizhenca dhe sorollatja sa në njërin spital në tjetrën të Aida Çajkut, i kushtoi asaj jetën së bashku me foshnjën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *