E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lirohen dy aktivistët kryesorë të protestave në Hong Kong

HONG KONG - JUNE 21 : Hong Kong protest leader Joshua Wong, 22, speaks as thousands of protesters surround the police headquarter in Hong Kong on June 21, 2019. The protests continue as the demonstrators are demanding that Chief Executive Carrie Lam step down and call for a complete withdrawal of a controversial extradition bill (Photo by Paula Bronstein/Getty Images )

Policia në Hong Kong ka liruar me kusht aktivistët, Joshua Wong dhe Agnes Chow, pasi ka akuzuar ata për rolin e tyre në një protestë para selisë së policisë.

Partia politike e këtyre aktivistëve, Demosisto, ka njoftuar përmes një deklarate më 30 gusht se të dy janë liruar me kusht.

Chow, 22-vjeçare, është thënë të jetë “shtyrë me forcë” në një makinë private, teksa ka qenë duke shkuar në një stacion të metrosë.

“Ne njerëzit e Hong Kongut nuk do të heqim dorë dhe nuk do të frikësohemi nga ky terror dhe kjo padrejtësi”, ka thënë Chow në një postim në Twitter.

Reklamë

Të dy aktivistët janë akuzuar për nxitje të personave tjerë për të marrë pjesë në organizime joligjore.

Akuzat për nxitje mund të rezultojnë me burgim prej më shumë se pesë vjetësh.

Wong, po ashtu përballet me akuza tjera për organizim të protestave jashtë selisë së policisë më 21 gusht.

Protestat kundër qeverisë në këtë vend kanë nisur në muajin qershor, pas prezantimit të një projektligji që parashihte ekstradimin e qytetarëve të Hong Kongut në Kinë.

Qindra persona janë arrestuar gjatë 13 javëve të protestave, të cilat me raste janë përfshirë nga dhuna.

Hong Kong është territor kinez dhe funksionon sipas organizimit, “një shtet, dy sisteme”./R.E.L

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë