Gjykata e Apelit ka vendosur të lirojë nga paraburgimi tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje: Albin Kurti, Donika Kadaj- Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

 

Deputetët e opozitës u arrestuan gjatë së premtes me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe u dërguan në paraburgim, për mosparaqitje në seancën gjyqësore.

 

Zëdhënësi i gjykatës Arbër Jashari ka sqaruar se Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi do të qëndrojnë në arrest shtëpiak ndërsa deputetja Albulena Haxhiu do të jetë e lirë pa ndonjë masë sigurie.

 

Ndalimi i tre ligjvënësve te Lëvizjes Vetëvendosje u shoqërua me tension te larte dite e premte. Forcat e policisë u përballën me zemërimin e mbështetësve te këtij subjekti politik.

 

Seanca e radhës ndaj deputetëve pritet të mbahet me 1 dhjetor. Ata akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në kuvendin e Kosovës, ngjarje kjo e ndodhur afro nje vit me pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *