Subscribe

Katër shtetasit cekë të kapur një ditë më parë në bazën ushtarake në Poliçan janë liruar nga policia mbrëmjen e kaluar dhe do hetohen në gjëndje të lirë.

 

Aparatet fotografikë dhe celularët janë sekuestruar ku po hetohen nëse kanë apo jo lidhje me spiunazh.

 

Burime nga grupi hetimor shprehet se deri më tani nuk kanë prova që këta shtetas të jenë përfshirë në akte spiunazhi.

 

Katër çekët ishin të shoqëruar me fëmijë, familjarë, ku janë shprehur se kanë ardhur si turistë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *