E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Lirohen 3 protestuesit e Astirit, Apeli i lë në “arrest shtëpie”

Gjykata e apelit liroi nga qelia, 3 banorët e Astirit të cilit ishin lënë në burg nga shkalla e parë për bllokimin e rrugës.

Apeli vendosi për ta masën e sigurisë arrest në shtëpi ndërkohë që 13 protestuesit e tjerë të arrestuar nga policia për të njëjtat akuza, janë liruar nga shkalla e parë me masë detyrim paraqitje.

Prej gati një viti dhjetera familje protestojnë kundër projektit për zgjerimin e unazës së madhe duke u konfrontuar me forcat e policise dhe bllokuar rrugën vazhdimisht.

Më shumë video

Reklamë