E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 17 minuta më parë
Video · Vendi

Lirohen 2 vajzat e dyshuara për prostitucion

Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të shtunë lirimin e dy vajzave të arrestuara nen akuzën e prostitucionit. Relatori i çështjes la në fuqi kërkesën e organit të akuzës për “arrest me burg” ndaj tre tutorëve, Nik Gjonikaj, Besnik Manka dhe Bledian Nurja. Ndërsa dy klientët Nelsi Mita dhe Hajredin Sulo, u lanë ne detyrim paraqitje. Në seancën me dyert të mbyllura, vajzat e dyshuara se ushtronin prostitucion në zonën e ish-Bllokut, kanë mohuar se e kryenin aktivitetin me para. Ato pretenduan se personat të cilët u liruan, Mito dhe Sulo, janë të dashurit e tyre prej kohesh. Sipas policisë, çmimi për një natë me vajzat e dyshuara për prostitucion varionte nga 100 deri në 300 euro, ndërsa Prokuroria ka vënë në dispozicion të Gjykatës, pamjet dhe filmimet në vendet ku ushtrohej ky aktivitet.

 

 

Më shumë video

Reklamë