E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Liridona u vra se ishte grua”/ Albin Kurti: Arrestimi i kriminelëve nuk mjafton, ja si zhduket kultura patriarkale

Kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj pak ditë më parë në Prishtinë.

 

Reklamë

Në një postim, Kurti shkruan se Liridona Ademaj u vra me paramendim, se ishte grua.

 

Reklamë

Ai shton se kriminelët që janë të përfshirë në këtë ngjarje duhet të marrin dënimin maksimal, teksa shtoi se “për të parandaluar këto krime makabër, duhet të punojmë secili e secila, në secilën fushë e vend”.

 

Këtë kulturë patriarkale këtë maskulinitet të dhunshëm e toksik, shtoi Kurti, e zhdukim vetëm në këtë mënyrë, si formë parandaluese edhe për gratë dhe vajzat e tjera.

 

“Liridona Ademaj u vra me paramendim. U vra se ishte grua.

 

Gratë dhe vajzat po vazhdojnë të vriten, gjersa normat shtypëse patriarkale ende janë të shpërndara gjerë.

 

Arrestimi i kriminelëve nuk po mjafton. Barra e padrejtësive të sistemit të drejtësisë vazhdon të bie mbi supet e grave dhe vajzave, përderisa kryesit e krimeve nuk marrin dënime meritore.

 

Sot ishte seanca dëgjimore, ku tre të dyshuarve iu caktua nga një muaj paraburgim. Urdhërdhënësi, dorasi dhe bashkëpunëtori në vrasjen e Liridonës duhet të ndëshkohen dhe ta marrin dënimin maksimal. Kjo bëhet me një sistem prokurorial e gjyqësor efektiv dhe të vetëdijshëm për detyrën e lartë shoqërore që bartin.

 

Dhimbja është e madhe. Ndërgjegja është kolektive, në secilën familje, shtëpi.

 

Për ta parandaluar këso krime makabër, duhet të punojmë secili e secila, në secilën fushë e vend.

 

Këtë kulturë patriarkale e mizogjene, këtë maskulinitet të dhunshëm e toksik e zhdukim vetëm ashtu.

 

E qytetarët e Republikës presin nga zyrtarët publikë që punojnë (apo kanë punuar) në institucionet shtetërore se duhet të jenë shembull pozitiv e progresiv në shoqëri për sjelljen e tyre ndaj partnerëve dhe në familje e jo kriminelë a mujsharë që besojnë se ia dalin“, tha Kurti.

Më shumë video

Reklamë