E diel, 4 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Liridalja gjallëron qytetet/ Fëmijet shfrytëzojnë në maksimum orët në rrugë e sheshe

Asgjë nuk e ndali gëzimin e fëmijëve gjatë orëve të liridaljes së kësaj të diele. Rrugët dhe parqet u mbushën  që në mëngjes. Në Elbasan gjallëria u ndje menjëherë. 

Koha e mirë pranverore mbushi edhe parqet e Fierit. Në Korcë, parku i qytetit u mbush me qindra fëmijë.  Ndërsa në Berat, vendi ku shkuan më së shumti nënat me fëmijë ishte pedonalja e qytetit.

Reklamë

Nënat shoqëruan fëmijët e tyre deri në 10 vjec edhe në Fushë- Krujës.  Qendra e qytetit u mbush si rrallëherë.

Fëmijët e Shkodrës gjithashtu shijuan paraditen me diell në hapësirat e gjelbërta të qytetit.

Gjatë gjithë kohës, liridalja në të gjitha qytetet është monitoruar nga patrullat e policisë.

Më shumë video

Reklamë