Vendimi i qëverisë austriake, që  njerëzit e pavaksinuar kundër koronavirut do të vendosen në izolim dhe nuk do të kenë mundësinë të lëvizin nga shtëpitë e tyre, pervecse vetëm në raste specifike ka shkaktuar reagime dhe protesta.

 

Mijëra njerëz mbushën rrugët e kryeqytettit për të shprehur pakenaqësinë e tyre. Me thirrje “ Liri” dhe trupi im zgjedhja ime” protestuesit thane se kjo ështe shkelje  e të drejtave  të njeriut.

 

Me pankarta në duar me mesazhe kundër vaksinimit ata kembengulën se vendimi i qeverisë austriake për ti mbajtur njerzit mbyllur nuk ishte menyra e duhur për të parandaluar perhapjen e virusit.

 

Edhe gjermania paralajmeroi per ashpersimin e masave.

 

Një projektligj është  planifikuar që të  votohet  në fund të kësaj jave ku pritet të kerkohet testi negativ për COVID-19, dëshmi të shërimit ose vaksinimit në transportin publik, si dhe në vendet e punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *