E martë, 10 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Liqeni i Shkopetit “parking” për makinat e krimit?

Polumbarët arritën të nxjerrin dy makina qe përfunduan të hënën në liqenin e Shkopetit. Ndërkohë janë ngritur dyshime se në ujërat e këtij liqeni ka edhe automjete të tjera. Policia e matit po heton ne pistën qe makina mund të jetë përdorur për ngjarje kriminale dhe është hedhur në liqen për të fshehur gjurmët. Hetuesi mendojnë se automjeti i tipit Benz e gjetur mëngjesin mund te ketë lidhje për një nga ngjarjet kriminale te ndodhura ne ketë zonë. Deri në këto momente uniformat blu nuk kane te dhëne se kush e kishte ne përdorim te tij, pasi rezulton të jetë vjedhur në janar të këtij viti në qytetin e Lushnjës. Të martën policia bëri me dije se e mjeti tip benz është identifikuar dhe se i përket një qytetari nga Karbunara e Lushnjës. Pronari e ka denoncuar të vjedhur në komisariatin e Lushnjës. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur makina me targa të Lushnjës qe udhëtonte në rrugën Milot-Burrel përfundoi në Liqen. Benzi ishte pare te lëvizte me shpejtësi normale në trasenë e rrugës.

 

Më shumë video

Reklamë