Lippi “braktis” Kinën: Ishte një nder i madh për mua

Trajneri i njohur Italian Marcelo Lippi nuk do të drejtoje më përfaqësuesen e futbollit të Kinës, një punë të cilën e kishte marrë në vitin 2016.
Vendimin, Lippi e mori pas eleminimit së fundmi të Kinës nga Kupa e Azisë. Kjo kombëtare u mund në cerekfinale 3 me 0 nga Irani, në turneun që po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Gjatë një conference për shtyp të organizuar në Abu Dhabi, Lippi nuk pranoi pyetje por dha vetëm një deklarate:
“Ishte vërtet një nder I madh për punë që të drejtoja Kinën, kombëtare e rëndësishme e një vendi të rëndësishëm. Dua ti falenderoj të gjithë ata me të cilët kam bashkëpunuar pasi këtu përfundon kontrata ime dhe mbyllet ky bashkëpunim”.
Marrja e Lippit në krye te Kinës, ishte një nga lëvizjet e shumta të presidentit të vendit Xi Jinping I cili ka si objektiv të rrisë popullaritetin e futbollit në këtë vend, pa harruar dëshirën për të organizuar Botërorin e 2030.
Pavarësisht se nuk ia doli për shumë pak ta kualifikonte Kinën në botërorin e 2018, Lippi I dha një tjeter fytyre lojës së kësaj kombëtareje duke marrë vlerësime edhe nga mjedisi sportive dhe autoritetet më të larta në Kinë, teksa largimin e tij në këtë moment nuk e priste askush.
Marcelo Lippi është një emërf I madh I trainingut Italian, ish trajner I Juventusit dhe I kombëtares italiane të cilën e shpalli kampione bote ne 2006.





