Lionel Messi dhe Barcelona vijojnë rekordet

Tre gola të Lionel Messit i dhanë fitoren Barcelonës kundër Leganes e për pasojë skuadra katalanase pret tashmë vetëm zyrtarisht të shpallet kampione e Spanjës.
Sfida në Kamp Nou nis me një super gol të Leo Messit, i cili ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi.
Katalasit nuk patën vështirësi të gjenin edhe golin e dytë me të njëjtin autor, yllin argjentinas, i cili mori një pasim të saktë nga Kutinjo. Miqtë u rifutën në lojë me anë të Nabil El Zhar.
Megjithatë të zotët e shtëpisë administruan avantazhin në pjesën më të madhe të 45 minutave të dyta, madje patën kohë të realizonin edhe golin e tretë në fund me Leo Mesit.
Përveç hipotekimit të titullit kampion, Barcelona vendosi edhe një rekord për pathyeshmërinë në kampionatin spanjoll prej 38 ndeshjesh radhazi, që mbahej nga Real Sociedad.




