Sport
Lionel Mesi fiton për herë të 6-të “Topin e Artë”

Argjentinasi Lionel Mesi është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2019.
Për herë të 6-të Mesi është ngjitur në çatinë e botës, duke u bërë futbollisti me më shumë “Topa të Artë” të fituar në historinë e futbollit.
Reklamë
Në ceremoni janë ndarë edhe çmimet e tjera, ku De Ligt u zgjodh futbollisti i ri më i mirë i vitit, Alison, portieri më i mirë i vitit, si dhe Megan Rapinoe futbollistja femër më e mirë e 2019.
Për sa i përket Kristiano Ronaldos, ai ishte në podium, duke u renditur në vendin e tretë, teksa vendi i dytë shkoi për mbrojtësin Virxhin Van Dajk.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




