Linjë e përbashkët hekurudhore mes Kosovës dhe Shqipërisë
Një nga projektetet e përbashkëta mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës është të krijohet një linjë e përbashkët hekurudhore.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti renditi për mediat tre projektet e diskutuara me Ramën.
“Porti i Durrësit ku unë kam punuar me ish ministrin e Financave që ta kemi një pikë doganore ku mallrat të huajnë në Kosovë. Në fushën e energjisë duhet të kujdesemi që ta zgjidhim afat gjatë këtë, duke konsideruar ndërtimin e një HEC në territorin e Shqipërisë për të furnizuar me energji Kosovë. Lidhja e dy kryeqyteteve tona me hekurudhë. Është një projekt i hershëm, por ka ardhur koha të zbatohet. Në vjeshtë të këtij viti mund të gjenden fondet konkrete për të realizuar këtë projekt.”




