E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lindja e Mesme, Borrell bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Liban

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, përsëriti thirrjen e tij  për armëpushim të menjëhershëm në Liban, duke i përshkruar si të papranueshme sulmet e përsëritura nga ushtria izraelite kundër forcave të OKB-së të dislokuara në Libanin jugor, (Finul).

“Bashkimi Evropian bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në të dy anët e Linjës Blu”, zona neutrale 120 kilometra e gjatë midis vijës kufitare të Libanit jugor dhe vijës kufitare të Izraelit verior, tha Josep Borrell në samitin e BE-së me 43 anëtarë për Mesdheun në Barcelonë.

“Bashkimi Evropian gjithashtu bën thirrje për zbatimin e vendimeve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha ai, duke përsëritur se “sulmet e Forcave të Mbrojtjes izraelite kundër infrastrukturës dhe personelit të Finul janë të papranueshme”.

Linja Blu u tërhoq nga OKB-ja në vitin 2000 përpara tërheqjes së forcave izraelite nga Libani. Rezoluta 1701 e OKB-së, e cila i dha fund luftës së vitit 2006 midis Izraelit dhe Hezbollahut, parashikon respektimin e rreptë të saj nga palët ndërluftuese.

Finul përbëhet nga 9500 ushtarë. Që nga hapja e frontit libanez kundër Izraelit nga Hezbollahu në tetor 2023, punonjësit e jakëbluve e kanë gjetur shpesh veten në konflikt. Finul akuzoi kohët e fundit ushtrinë izraelite se synonte qëllimisht pozicionet e saj./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë