Që lindja e largët po kthehet gjithnjë e më shumë në një treg të cmuar financiar për futbollin, kjo tashmë është një realitet.

 

Por që kinezet të shkonin aq larg sa të diktonin emrat e lojtarëve në fanelë të një klubi si Barcelona, kjo është vërtet një surprizë.

 

Klubi katalanas publikoi një video ku stampohen emrat në gjyhën kineze të Messit dhe yjeve të tjera blaugrana në fanelën me të cilën ata do të luajnë kundër Real Madrid këtë të mërkurë në “El Clasico” për kupën e mbretit.

 

Barcelona e ka argumentuar këtë gjë me të qënit ne ditetg e Vitit të Ri kinez, por në fakt nënkuptohet qartë interesi financiar në këtë mes.

 

Pak ditë më parë këtë praktike e ndoqi edhe Inter në një ndeshje të kampionatit. Por nëse tek zikaltrit kjo është e kuptueshme pasi pronari I klubit është kinez, tek Barcelona kjo gjë përben lajm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *