Ende pa u bërë një javë nga publikimi, kënga “Now” e Lindita Halimit, duket se po pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga audienca në mbarë botën. “This is 50”, faqja zyrtare e 50 cent-it, shkrimin e magazinës “Wazzuptonight”, që flet për Lindita Halimin dhe këngën “Now”, e kanë publikuar edhe në faqen e tyre duke i ftuar njerëzit që ta dëgjojnë hitin e kësaj vere.

 

 

“Kush do e mendonte që vajza që mbërriti në Shtete e Bashkuara të Amerikës nga Kosova, në vitin 2013-të, do të kalojë shumë shpejt në një ikonë të pop-it,” – shkruhet në artikull, raporton Kult Plus.

 

 

Me një përmbledhje të sukseseve të saj, ajo me këngën më të re “Now”, po qëndron në top listat e radiove duke dhënë një shenjë të fortë që këtë vit, kjo këngë do të jetë një hit veror”, – thuhet në shkrimin e “Wazzuptonight” të publikuar edhe te “This is 50”.

 

 

Lindita Halimi, është përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion 2017-të me këngën “World”, dhe ka njoftuar se këngën “Now” do ta performojë për herë të parë gjatë turit në Eurovision, ndërsa videoklipi i këngës do të publikohet menjëherë pas kësaj gare, në muajin maj.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *