E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Limaj takohet me Presidentin Nishani

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj, sot është takuar me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë.

 

Sot, së bashku me bashkëpunëtorë të NISMA për Kosovën, zhvilluam një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Së bashku me Presidentin Nishani bashkëbiseduam për situatën politike, ekonomike dhe sociale në vendet tona. Liria e Kosovës ka ardhur si rezultat i kontributit të të gjithë shqiptarëve, pa dallim! Presidentin Nishani, e falënderova për angazhimin që ka bërë për Kosovën vite më radhë, por edhe për interesimin e tanishëm të tij dhe të institucionit që ai drejton, në lidhje me zhvillimet në Kosovë.

shkruan Limaj në Facebook.

Vazhdo të lexosh

Reklamë