E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Limaj, gati të sakrifikojë nëse VV-ja dhe LDK i bashkohen PAN-it

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se do të dorëzojë postin e kryeministrit nëse LDK-ja hyn në koalicion me PAN-in.

 

“Nëse vjen LDK-ja, postin e zëvendëskryeministrit jam i gatshëm të bëj favor. Unë ia dorëzoj postin LDK-së. Unë kam premtuar për qeveri reformatore, jo qeveri të mendësisë së vjetër”, ka thënë Limaj për “Klan Kosova”, duke shtuar se një ftesë e tillë vlen edhe për vetëvendosjen.

 

Reklamë

Ai ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje kanë të drejtë kur thonë se janë të parët si parti.

 

“Në zgjedhje kanë dalë dy koalicioni dhe një parti – një koalicion ka dalë i pari, një parti e dyta dhe një koalicion i treti. Kur thonë Vetëvendosje jemi të parët kanë plotësisht të drejtë, sepse ne tani jemi parti të ndara. Por qytetarët na kanë votuara kështu siç kemi qenë në zgjedhje dhe mandatarin e kemi ne”, është shprehur Limaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë