Dy bashkëkryesuesit e Ekipit negociator për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, këtë të hënë kanë zhvilluar një takim në Bruksel me zyrtarët e Bashkimit Evropian nga zyra e Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini.

 

NZyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë për REL, se BE-ja dhe bashkëkryesuesit e dialogut nga Prishtina kanë rishikuar përparimin e arritur deri më tani në normalizimin e raporteve në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

“Bashkëkryesuesit nga Prishtina kanë ofruar të dhëna rreth zhvillimeve të fundit, përfshirë edhe Ligjin për dialogun dhe punën e komisionit që po punon në platformën për dialog. BE-ja, mirëpret përpjekjet e tyre për të çuar përpara mandatin e Kuvendit të Kosovës drejt një pozicioni më unifikues në koordinim të ngushtë me të gjitha trupat kushtetues”.

Dy bashkëkryesuesit e Ekipit negociator nga Prishtina, Limaj e Ahmeti, nuk janë kanë bërë asnjë deklaratë përmes mediave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *