Limaj: Do ketë marrëveshje finale me Serbinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, që është edhe bashkë-kryesues i ekipit negociator shtetëror, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Serbia dhe Kosova do të arrijnë një marrëveshje finale.
Ndër të tjera ai ka thënë se kjo të të jetë dhe një mundësi që të hiqen taksat, dhe më pas do të vijë dhe njohja. Ndërkohë, e përsërit se nuk do të ketë shkëmbim territoresh.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës është e interesuar që të arrijë marrëveshje me Serbinë, e po ashtu të ndërtojë raporte fqinjësore e ekonomike.
Marrëveshja me Serbinë do të jetë gjithëpërfshirëse, ku do qartësohet edhe çështja e viktimave të dhunës seksuale në Kosovë.
Gjithashtu, Limaj ka thënë se gjatë këtij procesi, Kosova do të ruajë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Limaj ka thënë se ky proces do të konfirmojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së dhe ka premtuar se do të gjejnë rrugën e drejtë.
Po ashtu, gjatë kësaj konference, Limaj tha se taksa ndaj Serbisë nuk e rrezikon koalicionin, sepse, sipas tij, vetë koalicioni ka vendosur për taksën.




