E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Lihet në burg poseduesi i armëve, Milasin Ramaj fshihte në banesë një arsenal me automatikë, pistoleta e municione

Milasin Ramaj, i arrestuar pak ditë më parë nga blutë e Fierit pasi e kishte kthyer banesën e tij në lagjen “Kastriot” në bazë armësh, ka dalë këtë të mërkurë para gjykatës.

38-vjeçari ra në prangat e policisë gjatë një operacioni të befasishëm në qendër të qytetit, pas sinjalizimit se ai mbante pa leje një armë zjarri.

Reklamë

Policia lokalizoi menjëherë të dyshuarin teksa lëvizte me automjet dhe, gjatë kontrollit, iu sekuestrua 1 pistoletë që e posedonte pa leje dhe një shumë parash prej 3.500 euro.

Pas kësaj, atij iu zbulua edhe një shtëpi në lagjen “Kastriot”, të cilën e përdorte për të fshehur armët dhe municionet që dyshohet se ua shiste grupeve kriminale.

Reklamë

Nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan 10 automatikë, 1 pistoletë, 1 pistoletë automatike, 2 silenciatorë, 9 karikatorë automatiku, 3 karikatorë pushke, 2 krehra pistoletë dhe sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm.

Policia po bën edhe ekspertizën e armëve për të parë nëse ato janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë