Gjykata la ne burg shtetasin Aqif Bezati i arrestuar në Elbasan me armë, municione drogë e shuma të konsiderueshme parash në banesë.

 

Bezati ka miqësi me një nga personat më të kërkuar nga policia, Talo Çela.

 

Gjatë kontrollit të banesës së Aqif Bezatit, Policia gjeti dhe 75 bimë të thata opiumi.

 

 

NJOFTIMI I PLOTË:

 

Nga kontrolli në këtë banesë, rezulton se janë gjetur dhe sekuestruar këto sende të cilësinë e provës materiale: Hetimet me metoda speciale për V.P “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, sekuestrohen armë, municione e lëndë narkotike, Aqif Bezati,i arrestuar sot, prej një muaji mbahej nën përgjim, pasi dyshohej se në pronat e tij fshihej i shumëmërkuari Talo Çela.

Të njëjtat burime konfirmuan  se policia në rrugë informative kishte marrë informacion se në banesën e Aqif Bezatit strehohej Talo Çela, por në momentin që është ndërhyrë dhe ushtruar kontroll nuk është gjetur asnjë gjurmë e të shumëkërkuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *