E enjte, 1 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Lihet në burg ish- drejtori i Kadastrës në Vlorë

Ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci, i cili akuzohet për falsifikim të dokumenteve të pronave në bregdet në zonën e himarës u la në burg nga gjykata e Apelit.

 

Reklamë

E njëjta masë u dha edhe për kreun e administrimit të tokave në këshillin e qarkut, Bardhyl Gjika si dhe për të arrestuarin tjetër, Spiro Duni që dyshohet se përfitoi pronat.

 

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa tre të pandehurit refuzuan të merrnin pjesë. Pavarësisht pretendimeve të avokatëve mbrojtës, trupi gjykues vendosi të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

 

Sipas prokurorisë, tre të arrestuarit inskenuan dhe grabitjen e zyrave në këshillin e qarkut Vlorë, ku u zhdukën dy dosje të pronave ne bregdetin e Dhërmiut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë